1.7 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Prizren/ Një muaj paraburgim të pandehurit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit.

“Me datë 26 gusht, në orët e mbrëmjes, në shtëpinë e përbashkët familjare i pandehuri A.G., i ka shkaktuar lëndim të lehtë trupor të dëmtuarës – bashkëshortes së tij, për shkak të një mosmarrëveshje të vazhdueshme, duke e sulmuar fizikisht me duar duke e goditur në qafë dhe kafshuar në shpinë”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë mënyrën dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, ku i pandehuri veprën penale dyshohet se e ka kryer në shtëpinë e përbashkët familjare edhe në prani të fëmijëve, si dhe duke marrë parasysh rrezikshmërinë shoqërore të veprës penale, dhe faktin që viktimat e dhunës në familje mbrohen edhe me Ligjin për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, andaj sipas Gjykatës, caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

Më Shumë

Superfinalja e Final 8 zhvillohet nesër në Prizren

Gjithçka është gati për përballjen kulmore të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te meshkujt. Në finalen e madhe do...

Totaj mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka pritur përfaqësuesen e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, me të...

Pa pranga

Lajmet e Fundit