Prizren, një vit burg për pjesëtarin e Policisë së Kosovës

Gjykata-qekiqiPjesëtari i Policisë së Kosovës, Fadil Krasniqi është dënuar me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është shpallur fajtor për ushtrimin e ndikimit zyrtar.
“ I dënuari në cilësinë e personit zyrtar me detyrë rreshter në Stacionin Policor në Malishevë, duke shfrytëzuar ndikimin e vet, shkon në pikën kufitare të Vërmicës, i cili e pret të dëmtuarin A.Gashi, me të cilin kishte biseduar me telefon disa herë dhe të njëjtit i mundëson lehtësimin e kalimit të kufirit përmes Patrullës së Stacionit Policor të Malishevës”, njofton zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.

“Ky ushtrim ndikimi ka të bëjë rreth një fletëarresti që ishte lëshuar ndaj të dëmtuarit nga Gjykata Themelore në Prizren gjatë vitit 2006”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit