Prizren: Nuk e respekton arrestin shtëpiak, kërcënon tre anëtarët e familjes

Një i dyshuar për vepër penal nuk e ka respektuar vendimin e arrestit shtëpiak të Gjykatës së Prizrenit.
Ai, ka kërcënuar tre anëtarët e familjes së tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar për shkak se kishte shkuar në shtëpinë e babait të tij dhe kishte kanosë tre familjarët e tij për shkak se ata e kishin lajmëruar në polici”, njofton Policia e Kosovës.

“I dyshuari kishte qenë nën masën e arrestit shtëpiak dhe i njëjti me vendim të gjyqtarit është ndaluar në mbajtje deri në ndonjë vendim tjetër që do ta marr gjykata. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe prokurori i shtetit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Një dekadë nga pranimi në FIFA

Sot shënojmë me krenari 10-vjetorin e anëtarësimit të Kosovës në FIFA, një moment historik ku FFK u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më...

Nis edicioni jubilar i festivalit “Anadrinia Jehon” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur edicioni jubilar i 25-të i Festivalit Folklorik “Anadrinia Jehon”, i cili po zhvillohet me pjesëmarrjen e ansambleve dhe shoqërive kulturo-artistike...

Lajmet e Fundit