23.4 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Prizren: Polici i suspenduar kërkon kthimin në punë dhe pagat nga viti 2013-të

Paditësi Agim Hyseni, përmes të autorizuarit të tij, avokatit Brahim Sopa, të hënën, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, që të bëhet një ekspertizë financiare për të përcaktuar fitim e humbur nga pagat që nuk i ka marrë për shkak të suspendimit dhe largimit nga puna, që sipas tij, është bërë në mënyrë të parregullt.

Avokati Sopa, gjatë seancës së mbajtur në rastin civil ku kërkohet anulimi i vendimit të Policisë së Kosovës, për largimin nga puna të paditësit Hyseni, ka deklaruar se klienti i tij, pret nga gjykata që ta kthejë në punën e tij dhe të bëhet një ekspertizë që të përcaktojë dëmin e shkaktuar nga pagat e pa marra që nga momenti i suspendimit e deri me tani.

Gjyqtari i rastit, Raman Aslani, ka aprovuar kërkesën e paditësit dhe ka caktuar ekspertin Isak Krasniqi për të bërë ekspertizën financiare, ndërsa sa i përket seancës së ardhshme i njëjti ka thënë se do ta caktojë pasi që të pranojë ekspertizën në fjalë.

Ky rast zhvillohet në bazë të padisë së Agim Hysenit, me të cilën kërkon që të anulohet vendimi  i Komisionit Disiplinor të Policisë së Kosovës, me të cilin ai është larguar nga puna në vitin 2013 me pretendimin se ka vepruar kundër rregullave.

Sipas padisë, paditësi Hyseni ka pasur të hapur edhe rast penal rreth pretendimeve për suspendimin nga puna, por se i njëjti është shpallur i pafajshëm sepse nuk është vërtetuar një gjë e tillë, andaj sipas padisë, të gjitha gjetjet e komisionit disiplinor nuk kanë bazë për suspendim dhe largim nga puna.

Andaj, bazuar në këto rrethana, paditësi kërkon nga gjykata që të marrë vendim për kthimin e tij në vendin e punës si polic dhe që të njëjtit t’i kompensohen pagat nga momenti i largimit nga puna e deri në kthimin e tij në punë./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Albulena Balaj-Halimaj kandidate e Nismës për kryetare të Prizrenit

Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të tetorit të...

Zjarr edhe në Nashec të Prizrenit

Sot është raportuar për disa raste të zjarreve në Rajonin e Prizrenit. Këtë herë flakët kanë kapluar një pjesë të fshatit Nashec, më saktësisht rrugën...

Lajmet e Fundit