33.9 C
Prizren
E diel, 20 Korrik, 2025

Prizren: Prokurorja Ervehe Gashi, tërhiqet nga një aktakuzë

Liridon Ahmeti, i akuzuar për armëmbajtje pa leje, të enjten, është liruar nga akuza pasi që prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, në fjalën përfundimtare është tërhequr nga akti akuzues, në mungesë të provave.

Në shqyrtimin gjyqësor të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, i akuzuari Ahmeti, nuk e ka pranuar fajësinë duke thënë se arma që është gjetur afër tij, në ditën kritike, nuk është e tij.

I akuzuari, në mbrojtjen e tij, ka thënë se në ditën kritike ka shkuar me dy persona tjerë deri në Shqipëri dhe duke u kthyer, për shkak se ka pasur borë, ka rrëshqitur duke dalë nga rruga. Ai menjëherë i kishte ndihmuar bashkudhëtarët duke i tërhequr deri në rrugën kryesore, e më pas ata i kanë dërguar në spital kalimtarët e rastit me automjetet e tyre.

Sipas tij, më vonë, kur ka ardhur policia, duke e siguruar vendin e ngjarjes, kanë hasur në një armë të zjarrit, e cila ishte mbuluar me borë dhe ishte shkelur nga njerëzit që ishin mbledhur për të ndihmuar. Pasi që arma është gjetur rreth 20 metra afër veturës së tij, policia e kanë akuzuar se arma është e tij, pasi që sipas tyre, arma është gjetur brenda perimetrit të vendit të ngjarjes.

Prokurorja Gashi, në fjalën përfundimtare, ka deklaruar se nga provat materiale nuk mund të vërtetohet se i akuzuari është posedues i armës së gjetur në vendin e aksidentit. Po ashtu, ka theksuar faktin se i akuzuari ka kaluar dy herë pikën kufitare Kosovë-Shqipëri dhe se në momentin e aksidentit ka pasur dy persona tjerë me vete dhe se në vend të ngjarjes kanë frekuentuar shumë persona që janë ndalur për të ndihmuar.

Gashi, tutje ka shtuar se edhe ekspertimi i armës për gjurmë të gishtërinjve të të akuzuarit nuk ka rezultuar me sukses, andaj në mungesë të provave ka hequr dorë nga ndjekja penale e mëtutjeshme. Po ashtu, ka propozuar që arma e gjetur në vendin e aksidentit të konfiskohet.

Kryetari i trupit gjykues, Xhevdet Elshani, ka shpallur aktgjykim refuzues ndaj të akuzuarit dhe ka konfiskuar armën e gjetur në vendin e aksidentit.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 1 dhjetor 2016, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Liridon Ahmeti, të cilin e akuzonte për armëmbajtje pa leje. Dispozitivi i aktakuzës përshkruan se si arma ilegale “Pietro-Beretta Gardori V.T.” kalibër 8mm, ishte gjetur afër automjetit të aksidentuar të të pandehurit, me rastin e shikimit të vendit të ngjarjes./betimiperdrejtesi/ 

Më Shumë

Ambasadori i ri i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, viziton Qendrën Historike të Prizrenit

Sot në Prizren, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore pati kënaqësinë të mirëpresë Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, në një takim...

Armend Rexhepagiqi sonte i jep zë ‘Dashnisë së vjetër’

Armend Rexhepagiqi sonte ngjitet në skenën e Pallatit të Rinisë në natën e quajtur “Dashni e vjetër”. Ai do të promovojë albumin e tij...

Lajmet e Fundit