10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Prizren: Pronarët e pishinave protestojnë kundër mbylljes së tyre

Disa pronarë të pishinave të ndryshme në Kosovë sot kanë dalë të protestojnë në Pikën Kufitare në Morinë pasë mbylljes së tyre nga inspektoratet.

Përfaqësuesi i këtyre protestuesve, Diamant Paqarizi, ka thënë se janë të pakënaqur me këtë vendim për mbylljen e pishinave duke thënë se kanë respektuar të gjitha masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Ne kemi filluar sezonën me vonesë rreth orës 14 erdh policia dhe inspektorati i Prizrenit pa ndonjë paralajmërim dhe na thanë se duhet të lirojmë pishinën brenda gjysmë ore”.

“I pyetëm ku është problemi na thënë se është një vendim i ri dhe se këtu po përhapet virusi. Ndërsa ne sot jemi mbledhur në pikën kufitare në Morinë për të shprehur pakënaqësitë ndaj këtij vendimi, që për ne është vendim skandaloz”.

“Duke marrë parasysh se pishinat janë diçka sezonale dhe kemi punëtorë sezonal që punojnë në secilën pishinë. Siç po shihet në këtë pikë kanë kaluar qindra vetura që kanë hyrë në Kosovë pa asnjë kontroll dhe pa asnjë pengesë”.

“Kemi përfaqësues nga të gjitha Kosova, Lipjani, Suhareka dhe Prishtina. Rregullat në të gjitha Pishinat janë respektuar këtë më së miri e di edhe inspektorati. Këtu kemi dalë të shprehim pakënaqësitë tona”, ka thënë Paqarizi për Klan Kosovën.

Më Shumë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi për praktikantë me pagesë në Komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit dhe Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren kanë formalizuar një marrëveshje bashkëpunimi, përmes së cilës do të angazhohen tre praktikantë me pagesë...

Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës shkëlqen në Prizren

Të shtunën, më 18 prill 2026, në Autostrada Hangar, Ansambli Vokal i Filharmonisë së Kosovës, nën drejtimin e Rafet Rudit, u paraqit me një...

Lajmet e Fundit