Prizren: Shkakton lëndime të lehta trupore, dënohet me 3 muaj burgim me kusht

Pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari Agim Mulla, për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, Gjykata Themelore në Prizren, e shpalli fajtor dhe e dënoi me tre muaj burgim me kusht.

Gjykata bëri të ditur se dënimi ndaj Mullajt, i cili nuk kishte te angazhuar mbrojtës, nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti  nuk përsërit vepra të njëjta penale.

Tani i dënuari Mullaj, deklaroi së marrëveshjen për pranimin e fajësisë e ka bërë vullnetarisht dhe pa ndonjë ndikim, pasi që edhe i kanë rregulluar raportet me familjen që kishte pasur me përleshje.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Agim Mullaj ka bërë shkelje të nenit 188 paragrafi 3, të Kodit të ri Penal të Republikës së Kosovës. I njëjti pas një mosmarrëveshje ndërmjet fëmijëve që ishin duke luajtur në rrugën e lagjes në Prizren, e godet me një shuplakë fëmijën Jeton Xhemollarit, e më pas edhe gjyshen e tij duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Me këtë veprim Mullaj kryen veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, vepër e cila është e dënueshme me gjobë dhe burgim deri në tre vite./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Lajmet e Fundit