22.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj ish-inspektorit të akuzuar për korrupsion

Për shkak të mungesës së anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Nazim Vllaqo, është shtyrë seanca e paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku ish-inspektori i ndërtimit Nexhmedin Musliu po akuzohet për korrupsion.

Lidhur me mungesën e gjykatësit Vllaqo, kryetarja e trupit gjykues, Teuta Krusha bëri të ditur se i njëjti nuk mund të jetë prezent në seancë për shkaqe shëndetësore.

Në këto rrethana, seancat e radhës për këtë rast u caktuan për 10 dhe 11 nëntor 2021, nga ora 10:00, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, të përpiluar më 14 janar 2020, Nexhmedin Musliu po akuzohet se nga prej nëntorit 2014 e deri në maj 2016, si inspektor i ndërtimit nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të përcaktuara me ligj.

Sipas aktit akuzues, Musliu ka qenë përgjegjës për inspektimin e ndërtimeve në rrugën “Muhaxherët” – zona e “Qylhanit” në Prizren, por i njëjti nuk ndërmerr veprime për rrënimin e ndërtimit pa leje të bërë në kundërshtim me Ligjin për Ndërtim, Planin Zhvillimor Urban të komunës dhe lejeve të ndërtimit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor të Komunës së Prizrenit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se investitorëve Ruzhdi Fandaj dhe Tahir Haziraj u kanë mundësuar që në mënyrë të pakontrolluar të vazhdojnë ndërtimet e katit të tretë dhe të katërt të shtëpisë individuale, duke bërë konstatimin formal të gjendjes faktike në procesverbale.

I pandehuri Musliu, sipas aktakuzës, asnjëherë nuk e ka zbatuar masën e rrënimit edhe pse ka qenë i obliguar për një gjë të tillë, duke i sjell përfitim investitorëve, ku ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit në “Qylhan” të Prizrenit.

Ndryshe, Nexhmedin Musliu është i akuzuar edhe në disa raste të tjera, që lidhen me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit