16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Haskuka dhe Lista “Guxo”/ Bashkë për Prizrenin

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka pritur sot përfaqësuesit dhe kandidatët për asambleistë të Listës ‘Guxo’, të cilët do të hyjnë në zgjedhje nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje!

Haskuka, i cili është kandidat për kryetar të Prizrenit, beson se në këto zgjedhje bashkë me Listën “Guxo”, do të fitojë pa balotazh.

“Së bashku me zëvendësministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, Arsim Berisha dhe deputetin Haxhi Avdyli, kemi pritur në takim kandidatët për asambleistë të Listës Guxo, të cilët do të hyjnë në zgjedhje nga lista e Lëvizjes Vetëvendosje!”, shkruan Haskuka.

“Bashkëpunimi i frytshëm për vendin në nivelin qendror, do të reflektojë edhe në nivelin lokal me projekte dinamike dhe progresive! #pabalotazh”.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do...

Sejdi Bellanica zgjidhet kryetar i AAK-së në Prizren

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se në Prizren ka vazhduar procesi i zgjedhjeve të brendshme...

Lajmet e Fundit