17.6 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj policit që akuzohet për përvetësim në detyrë

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të enjten, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj zyrtarit policor Selman Ukzeka, i cili po akuzohet për përvetësim në detyrë.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e kryetarit të trupit gjykues, gjykatësit Xheladin Osmani, si dhe e anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Refki Piraj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Seanca u hap nga anëtarja e trupit gjykues, gjykatësja Vjollca Buzhala, e cila njoftoi se nuk është prezent kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Osmani, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gjithashtu, gjykatësja Buzhala njoftoi se edhe anëtari tjetër i trupit gjykues, gjykatësi Piraj, nuk është prezent për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Pasi që nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit kryesor, gjykatësja Buzhala deklaroi se seanca e së enjtes nuk do të mbahet, përderisa ajo e radhës u caktua për 3 nëntor 2020, në ora 10:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 31 tetor 2019, Selman Ukzeka akuzohet se më 10 maj 2019,  në cilësinë e zyrtarit policor në Qendrën e Ndalimit në Stacionin Policor “Alfa” në Prizren, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, përvetëson pasurinë e cila i është besuar për shkak të detyrës apo pozitës së tij.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari, pa ia marrë shënimet personale të ndaluarit-të dëmtuarit Sylë Shala, i drejtohet me pyetjen: “A janë këto gjësende, 2×5 euro, aksesori, ora e dorës dhe kuleta e juaja?” dhe në momentin kur i ndaluari shfrytëzon tualetin, i akuzuari bën regjistrimin e gjësendeve, me ç’rast përvetëson njërën nga bankënotat prej pesë euro.

Sipas aktakuzës, kur i dëmtuari del nga tualeti, i pandehuri ia jep formularin për nënshkrim, e bastis në trup dhe e dërgon në dhomë.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri, pas 30 minutave, shkon në dhomën e ndalimit dhe e pyet të dëmtuarin për disa kartëmonedha të huaja, të cilat pasi i nxjerr nga kuleta ia ofron të dëmtuarit në shikim, e më pas në formular të pranimit e regjistron se i dëmtuari, përveç gjësendeve të lartpërmendura, i ka pasur vetëm 5 euro e 20 cent. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Suhareka dhe Oda e Arkitektëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim urban

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK). Ky memorandum ka për qëllim...

Drejtoresha e Arsimit në Prizren vizitoi Medresenë “Alauddin”

Në kuadër të aktiviteteve për nisjen e vitit të ri shkollor, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka realizuar një vizitë...

Lajmet e Fundit