21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Zëvendëskryeministri Selmanaj tregon pse LDK ka ndryshuar qëndrim rreth Mini-Shengenit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj është deklaruar rreth procesit të dialogut me Serbinë dhe qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Mini-Shengenin.

Selmanaj në intervistën e dhënë për “Përballje”, në Telegrafi.com ka treguar pse partia e tij (LDK) kanë ndryshuar qëndrim për Mini-Shengenin.

“Në fakt iniciativa ka ndodhur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Kosova ka qenë e përjashtuar në atë kohë kur ka ndodhur ideja në Novi Sad. Normalisht kur Kosova është larguar ose nuk është thirrur fare, ne e kemi kuptuar si përpjekje të Serbisë që Kosovën ta injoroj totalisht dhe sovraniteti i saj të vihet në pikëpyetje.

Kemi kundërshtuar formën, jo përmbajtjen. Ka pasur ide që mund të bëhet një union doganor, ku të gjitha mallrat që do të vijnë nga shtetet e Bashkimit Evropian, do të doganohen dhe zhdoganohen në kufi, në shtetet që ata kyçen të parat në këtë zonë, dhe Kosova ishte i vetmi që nuk kufizohej me asnjë shtet të BE-së. Ne tashmë e kemi kuptuar saktë që kjo çështje nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.

Kurse, sa i përket ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, Selmanaj u shpreh optimist që ky ligj do të votohet në seancën e ardhshme, ditën e premte.

“Ne po shpresojmë që nesër kemi me kalu Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike. Ligjin për rimëkëmbjen ekonomike do ta votojnë edhe dy deputetë të LDK-së,  ata që kanë dalë kundër partisë. Për shkak të rëndësisë që e ka ky ligj do ta kemi edhe  votën e opozitës”, pohoi ai.

Selmanaj shtoi më tej se strategjitë e PDK-së dhe LVV-së që të mos marrin fare pjesë në votim janë primitive.

“Opozita nuk po merr pjesë farë në votim. Populli po dëmtohet nga mos votimi i ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Këto janë strategji primitive”, shtoi ai.

Selmanaj gjatë intervistës ka folur edhe për mocionin e LVV-së për rrëzimin e Qeverisë, çështjen e presidentit, si dhe për partnerët e koalicionit./Telegrafi/

Më Shumë

Fillon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale...

74 vjeçari nga Prizreni gjendet i vdekur në shtëpinë e tij, policia nis hetimet

Një 74 vjeçar është gjendur pa shenja jetë në shtëpinë e tij në fshatin Pouskë të Prizrenit.flybileta.com Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline, zyrtari për...

Lajmet e Fundit