6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Prizren, tatimpaguesit që nuk e fshijnë borxhin me këste, do të dërgohen të përmbaruesi

Komuna e Prizrenit ka njoftuar tatimpaguesit të cilët kanë borxhe të papaguara për tatimin në pronë, të lajmërohen në Drejtorinë për Ekonomi e Financa për lidhje të kontratës së pagesës me këste për obligimet e papaguara.

“Ndaj tatimpaguesëve të cilët nuk shprehin interes për lidhjen e kontratës për pagesën e obligimeve të tatimit në pronë me këste, Drejtoria për Ekonomi e Financa – Zyra e Tatimit në Pronë në Komunën e Prizrenit, do të iniciojë procedura përmbarimore për inkasim të detyrueshëm”, thuhet në njoftim të Komunës së Prizrenit.

“Të gjitha shpenzimet rreth procedurës së përmbarimit do t’i ngarkohen tatimpaguesit, ashtu që kjo do ta rritë edhe më tepër barrën tatimore”.

“Prandaj, për t’i shmangur të gjitha këto ngarkesa, Drejtoria për Ekonomi e Financa – Zyra Komunale e Tatimit në Pronë ofron mundësinë e pagesës me këste përmes kontratës në mes të tatimpaguesit dhe Komunës”.

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Totaj uron Fitër Bajramin: Solidariteti dhe vlerat njerëzore na bëjnë më të bashkuar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përcjellë sot një mesazh urimi për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër...

Lajmet e Fundit