11.9 C
Prizren
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Prizren: Vodhi laptopin dhe e fshehu në oborr, prangoset i dyshuari

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur sot në Prizren.

Policia ka njoftuar se mbrëmë është arrestuar një personi me inicialet L.L. në rrugën “Ismet Jashari Kumnova” në Prizren pasi që i njëjti dyshohet se ka vjedhur një laptop.

I arrestuari dyshohet se ka vjedhur laptopin në një lokal rrobaqepësie, në të cilin ai kishte hyrë nëpërmjet dritares së banjës.

Pasi kishte kryer vjedhjen ai dyshohet se ka dalë nga lokali nga një dritare e vogël që gjendet në derën hyrëse të lokalit.

Policia më pas kishte gjetur të fshehur laptopin në oborrin e të dyshuarit.

Policia i ka gjetur të dyshuarit laptopin të fshehur në oborrin e tij

Më Shumë

Sfida interesante në Ligën e Parë të meshkujve

Këtë javë zhvillohet xhiroja e 13-të në kuadër të Liga e Parë e Meshkujve, ku janë paraparë tri ndeshje interesante që pritet të ndikojnë...

Prizren, shëndetësia përtej kufijve lokalë (Video)

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka rritur numrin e shërbimeve shëndetësore, që nuk anashkalojnë edhe pacientë nga qarqet e veriut të Shqipërisë. Drejtues të...

Lajmet e Fundit