10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Prizren – Zbulohet një lokal ku luhej bixhoz ilegal

Policia e Kosovës pasditen e djeshme ka hapur një rast të organizimit të bixhozit të paligjshëm.Sipas njofitmit, rasti ka ndodhur brenda një lokali pa emër biznsi në rrugën “Adem Demqi”, në Prizren.

“Është raportuar se njësitë policore pas pranimit të informatave ka shkuar në një lokal pa emër biznesi në të cilin dyshohet se ishin zhvilluar lojëra të fatit. Në atë lokacion kanë dalë edhe inspektorët komunal të cilët e kanë mbyllur lokalin”, thuhet në njoftim.

Nga njësiti policor, si dëshmi janë sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit, katër monitorë, tre televizorë, tre shtëpiza kompjuteri, një printer dhe një lexues, tri tiketa të bastoreve, dhe 13 euro.Lidhur me rastin, si pronar i lokalit, në cilësinë e të dyshuarit është intervisar një person, i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është liruar në peocedurë të rregullt.

Më Shumë

Krasniqi takon Taskforcën komunale për mbrojtjen e mjedisit në Malishevë

Në Malishevë është mbajtur një takim pune i Taskforcës komunale për mbrojtjen e mjedisit, e cila është formuar me vendim të kryetarit të komunës,...

McCorrmick i Rahovecit shpallet MVP i javës

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë, me çdo ndeshje, që është shumë e rëndësishme për çdo pozitë. MVP i javës shpallet J'von McCorrmick...

Lajmet e Fundit