7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Dy të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Malishevë

Dy persona janë arrestuar në fshatin Kijevë Malishevës për armëmbajtje pa leje.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar kanë ekspozuar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës, gjë që paraqet shqetësim dhe rritë pasigurinë për banorët.

Sipas njoftimit nga Policia më 12 maj Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësitë tjera operative, ka kryer kontroll (bastisje) të një objekti të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse ne fshatin Gollubovc, dhe në një Auto sallon në fshatin Kijevë.

Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm. Bëhet fjalë për M.H.1981 dhe B.P. 1972.

Gjate këtyre kontrolleve në të dy lokacionet në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:

Një Armë automatike AK 47 i modifikuar, cal. 7.62 mm, një Pistoletë -Model 75, cal. 9 mm, një Pistoletë lloji i panjohur, cal. 7.65, një Pistoletë –Zigana FC, cal. 9 mm, 244 copë fishekë të kalibrave te ndryshëm, 1 karikatorë i armës automatike dhe 3 karikatorë të pistoletave.

Përveç provave te lartcekura në Auto sallonin në fshatin Kijevë janë gjetur: 5 automjete të pa doganuara, është njoftuar Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe janë duke u marrë me rast.

Më Shumë

Moti sot: Me shi dhe reshje bore

Këtë të mërkurë në Kosovë pritet të ketë ulje drastike të temperaturave ku priten reshje shiu. Reshjet do të jenë në formë të rrebesheve, të...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit