13.8 C
Prizren
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Prizren:Anulohet seanca ndaj Asdren Mekajt, avokati kërkon përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues

 Është anuluar seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ndaj të akuzuarit për detyrim, Asdren Mekaj.

Kjo pasi që mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Besnik Berisha, në seancën e 4 nëntorit ka kërkuar përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues, Xheladin Osmani.

Lidhur me këtë, zyrtari për informim i gjykatës së lartpërmendur, Marcel Lekaj, për “Betimi për Drejtësi”, ka bërë të ditur se lënda aktualisht i është dërguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Ju njoftojmë se në seancën e datës 04.11.2020, mbrojtësi i të akuzuarit avokati Besnik Berisha ka njoftuar se do të paraqet kërkesë për përjashtimin të kryetarit të trupit gjykues, andaj edhe seancat e paracaktuara për këtë javë janë anuluar dhe lënda me të gjitha shkresat i është dërguar ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore në Prizren, për të vendosur lidhur me kërkesën e avokatit mbrojtës për përjashtimin e kryetarit të trupit gjykues”, thuhet në përgjigjen e dhënë për “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prizren, kundër të pandehurit Asdren Mekaj për shkak të kryerjes së veprës penale “detyrimi” nga neni 267, paragrafi 2 lidhur me veprën penale “shantazhi” nga neni 268, paragrafi 2 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës, (KPPK) të kryera në vazhdim, lidhur me nenin 71 të KPPK.

Sipas aktakuzës, vepra penale është kryer në atë mënyrë që i pandehuri gjatë periudhës kohore, nga viti 2010 deri në fund të vitit 2013, ka përdorur shantazh dhe kërcënime të rënda, personalisht si dhe përmes personave të tjerë të armatosur që ta detyrojnë të dëmtuarin Pal Gruda që t’i jep të holla të gatshme dhe t’i blej vetura të shtrenjta, sipas kushteve të cilat i pandehuri vet i ka caktuar.

Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës i ka sjellë vetes dobi të kundërligjshme në vlerë prej rreth 200 mijë euro, me të cilat veprime pretendohet se i pandehuri Mekaj ka kryer këto vepra penale. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Katër të arrestuar në Rahovec, s’e larguan traktorin nga trafiku, i kanosën edhe policët

Katër persona janë arrestuar në Rahovec pasi që të njëjtit kanë kanosur verbalist policët të cilët kishin kërkuar nga ta të largonin traktorin nga...

Lajmet e Fundit