Mungon i pandehuri, shtyhet gjykimi për vjedhjen në Brrut të Dragashit

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje, Dashmir Gashi, ka bërë që të dështoj seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash.

Gjyqtarja e çështjes, Sabaheta Kurteshi, ka deklaruar se për të pandehurin nuk ka fakte se është ftuar në mënyrë të rregullt, pasi që siç shihet nga konstatimi i dorëzuesit, i njëjti nuk e ka marrë ftesën.

Prezent në sallë të gjykimit ishte prokurori Besim Susuri, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Për shkak të mungesës se kushteve ligjore, seanca u shty për 19 nëntor 2020, në ora 10:30.

Në bazë të aktakuzës se 5 dhjetorit 2017, ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri Dashmir Gashi akuzohet se me 16 nëntor 2017, rreth orës 23:00, në fshatin Brrut të Komunës së Dragashit, me qellim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për personin tjetër, ia merr pasurinë e luajtshme firmës private ndërtimore “Renelual Tahiri”.

Sipas aktakuzës, vepra kryhet në atë mënyrë që i pandehuri shfrytëzon momentin e volitshëm, nga ku merr materialin “Panella” montues rreth 33 copë, 6 copa ishin nga një metër dhe 4 copa nga 1.5 metër dhe largohet nga vendi i ngjarjes.

Me këto veprime, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “vjedhje”, nga neni 325, paragrafi 1 i Kodit Penal të Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

27 vite pas hyrjes së NATO-s në Kosovë, trupat gjermane kaluan përmes Kukësit

Mes mikpritjes, bujarisë, humanizmit, por edhe vështirësive të shumta që kaloi populli i Kosovës me banorët e Kukësit në tre muajt e pranverës së...

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Lajmet e Fundit