11.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Prizren/ Babai e rrah vajzën vetëm pse i shpenzoi 10 euro

Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje është denoncuar mbrëmë, në Policinë rajonale të Prizrenit, ku një grua e ka raportuar bashkëshortin për dhunën që ia ka shkaktuar vajzës së tyre. Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamit Bojniku”, të Prizrenit, orës 19:45, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se viktimë e dhunës në familje këtë herë ishte një vajzë 10-vjeçare, e cila u sulmua pamëshirshëm nga babai i saj.

Motivi i dhunës ndaj të bijës dyshohet se ishin paratë. Bëhet fjalë për 10 euro, të cilat i kishte shpenzuar viktima, e siç duket kjo arsye i mjaftoi prizrenasit që ta sulmojë vajzën e tij 10-vjeçare.

Gruaja e të dyshuarit e shqetësuar për ngjarjen që i ndodhi në shtëpi për 10 euro, u detyrua ta denoncojë bashkëshortin e saj.

 

 

Sipas dëshmisë së saj të dhënë para hetuesve policorë, është kuptuar se nuk është ky i vetmi rast që u kishte ndodhur në familje, prandaj për ta parandaluar më të keqen që mund të ndodhë, ajo ka kërkuar ndihmë nga Policia.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe ka shoqëruar të dyshuarin, i cili në stacion policor është përballur me denoncimin e gruas për dhunën që e ka shkaktuar ndaj vajzës së tyre.

Në fazën fillestare të hetimit, sipas prokurorit deklaratat e palëve provojnë mjaftueshëm se i dyshuari duhet të ndalohet në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Më Shumë

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Dragash: Kanosi zyrtarin policor, dërgohet në mbajtje një person

Policia e Kosovës ka dërguar në mbajtje një person në Dragash. Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari gjersa ishte në stacion policor lidhur me një rast...

Lajmet e Fundit