“Prizreni është shpirti i Kosovës”

Jo më shumë se 20 vjet më parë, rrugët e qytetit jugor të Kosovës, Prizrenit, ishin plot me pika kontrolli ushtarake dhe shtigjet ishin ndotur nga çizmet e refugjatëve në ikje, shkruan Alex Shames.

Por sot, qyteti është më shumë i famshëm për skenën e vetë të kafeneve në lulëzim. Restorantet me kopshte dhe çajtoret shtrihen buzë “Lumbardhit” në qendër të qytetit, nën Kalanë në majë të kodrës dhe për çdo natë shetitorja mbushet me turma të të gjitha moshave që dalin në promenadën e mbrëmjes së adhuruar nga shqiptarët dhe më gjerë, shkruan KD.

Deri më 1999 Kosova – që ka shumicë etnike shqiptare – ishte pjesë e mbetjes së Jugosllavisë së serbëve me shumicë ortodokse.

Por pas disa vitesh diskriminimi, që kulmuan me një spastrim etnik që detyroi qindra e mijëra njerëz të dilnin nga shtëpitë e tyre, kosovarët e rebeluar me sukses arritën autonominë dhe në fund edhe pavarësinë, pas luftës së çlirimit, të mbështetur nga NATO-ja.

Gati dy dekada më vonë, Kosova po kalon nëpër rilindje kulturore dhe, përderisa Prishtina mund të jetë kryeqyteti më i vogël politik në Evropë e Kosova republika më e re, Prizreni është shpirti i saj. Prizreni prej kohësh kishte nxitur një vizion të hapur, tolerant dhe të sofistikuar të kulturës shqiptare dhe ishte zemra e lëvizjes shqiptare nacionaliste që nisi në fund të shekullit XIX. Ishte parë si qyteti më i rëndësishëm shqiptar deri më 1912, kur brutalisht u pushtua nga forcat serbe dhe lidhjet e tij me tokat e tjera shqiptare u shkëputën brenda natës. Qyteti u shndërrua nga një kryeqytet kulturor e politik në moçal të Serbisë.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Lajmet e Fundit