Prizreni i lejon Policisë vëzhgimin e Qendrës së monitorimit

Dëmtuesit e pronës publike apo edhe kryesit e veprave penale në rrugët kryesore të Prizrenit, jo gjithmonë mund të identifikohen.

Prandaj Komuna e Prizrenit dhe Policia e Kosovës po përgatiten për nënshkrimin e një marrëveshjeje të mirëkuptimit, që do t’iu mundësonte prani 24-orëshe zyrtarëve policorë në Qendrën e monitorimit, ku barten pamjet nga kamerat vëzhguese të sigurisë.

Autoritetet komunale kanë pranuar se menaxhimin e kësaj qendre nuk mund t’ia bartin Policisë…, por se në bashkëpunim mund të sigurojnë praninë e zyrtarëve policorë, me qëllim të avancimit të sigurisë dhe hetimeve.

“Ka qenë një propozim që Policia ta marrë kontrollin e Qendrës së monitorimit të Kamerave të Sigurisë që janë vendosur nga Komuna. Por kjo nuk bën të ndodhë. Në vend të kësaj zyrtarët policorë mund të jenë prezentë në këtë qendër në 3 ndërresa”, ka thënë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Emergjencave, pamjet e incizuara ruhen në Qendrën e monitorimit dhe në to kanë qasje vetëm zyrtarët e autorizuar./koha ditore/

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit