23.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Prizreni mbyll parqet e miniparqet që shfrytëzoheshin për pushim nga qytetarët

Përmirësimi i motit në fillim të kësaj jave ka shtuar praninë e qytetarëve në hapësirat publike të Prizrenit. Për shkak të rrezikut nga pandemia COVID-19, autoritetet lokale dhe ato policore po ndërmarrin veprime për kufizimin e qëndrimit të tyre në këto hapësira.

Drejtori i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit, Islam Thaçi, ka pohuar se të hënën dhe të martën në koordinim me Policinë janë ndërmarrë masa kufizuese me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, raporton KOHA.

“Dje në mëngjes pas analizës kemi kufizuar pjesën më të madhe të hapësirave publike, ku është vërejtur se qytetarët po e keqpërdorin këtë gjendje dhe pos lëvizjes po qëndrojnë në këto hapësira. Ndërsa sot përsëri në koordinim me komandantin e Stacionit Policor në Prizren kemi ardhur në përfundim se duhet të mbyllen të gjitha parqet dhe miniparqet, pasi po keqpërdoret kalimi nëpër to dhe qytetarët po qëndrojnë në to, duke rrezikuar edhe qytetarë të tjerë”, ka thënë Islam Thaçi, drejtor i Inspektorateve në Komunën e Prizrenit.

Sipas tij, këto masa krahas qendrës së qytetit do të zbatohen edhe në hapësirat e tjera publike në lagjet e ndryshme, të cilat do të mbikëqyren nga zyrtarët policorë.

“Do të kemi kufizime në qarkullim në këto hapësira publike, duke vendosur shirita dhe duke i mbikëqyrur Policia dhe një pjesë e stafit të Inspektoratit”, ka shtuar ai.

Sipas autoriteteve lokale, në Komunën e Prizrenit 3 persona janë prekur nga COVID-19, me ç’rast një person është shëruar dhe një e moshuar ka ndërruar jetë.

Më Shumë

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit