Komuna e Prizrenit: Mos dilni në pyje !

Me qëllim të respektimit të vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike për ndalim të qarkullimit të qytetarëve si masë e caktuar për parandalim të përhapjes së pandemisë COVID-19, Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Sektorit të Pylltarisë, u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që mos të dalin në pyjet e Prizrenit siç janë Kalaja, Pasha Qeshme, Pashtriku, Koritniku, Gryka e Lumbardhit, Nasheci, Bjeshkët e Kabashit etj.

“Lusim qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe të evitojnë sa më shumë daljen në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes dhe ditëve të pushimit, për të mos e rrezikuar veten dhe familjet e tyre”, thuhet në komunikatën e Komunës së Prizrenit.

“Rojtarët e Pylltarisë dhe shërbimi teknik i autoritetit pyjore komunal, së bashku me Policinë e Kosovës vazhdimisht janë në terren, dhe sidomos në zonat e frekuentuara nga qytetarët, për monitorim të respektimit të masave”.

“Ndaj qytetarëve që nuk i respektojnë vendimet e Ministrisë do të ketë masa ndëshkuese. Në veçanti ndëshkimet janë edhe më të larta për ata që i dëmtojnë pyjet duke shkaktuar ndezjen e zjarreve apo prerjen e paligjshme të drurëve”.

“Qëndroni në shtëpi dhe kujdesuni për veten dhe familjet e juaja!”.

Më Shumë

Prizren, mbahet takimi i Forumit Koordinues mes Komunës dhe shoqërisë civile

Është mbajtur sot takimi i radhës tre-mujor i Forumit Koordinues ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe Komunës së Prizrenit, në bashkëpunim me Misionin e...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit