Prizreni me 100+ thellon krizën e kampionit

Skuadra e Prizrenit e mposhti kampionin aktual Yllin, me rezultat 107-80.

10 minutëshi i parë i takoi skuadrës suharekase 24-25, derisa në çerekun e dytë shkëlqyen i rikthyeri Ty Nichols dhe Arti Hajdari, për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 51-44.

Prizreni në çerekun e tretë ka thelluar epërsinë edhe më shumë, (80-59), derisa çerekun e katërt e kontrolluan totalisht djelmoshat e trajnerit Arbnor Rifati, për t’u rikthyer përsëri te fitorja pas disfatës në xhiron e kaluar ndaj Trepçës.

Courtney Fells me 27 pikë, 12 kërcime e 5 asistime ishte më i dalluari te Prizreni, derisa u veçuan edhe Arti Hajdari me 24 pikë, Ty Nichols me 17 pikë, 8 asistime e 5 kërcme dhe Ivan Koljevic me 15 pikë, 9 asistime e 5 kërcime.

Te Ylli më të mirët ishin Erjon Kastrati me 22 pikë, 8 asitime e 5 kërcime dhe Ardit Pepaj me 17 pikë.

Prizreni tani ka 2 fitore e 1 humbje, derisa kampioni aktual, Ylli, është ende pa fitore në 3 ndeshjet e zhvilluara.

Në xhiron tjetër Prizreni takohet me Dritën, kurse Ylli e pret Prishtinën./TopSporti

 

Më Shumë

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

Përleshje në Malishevë, një person goditet me mjet të fortë

Një person ka pësuar lëndime trupore pas një përleshjeje të ndodhur të martën rreth orës 12:01 në Malishevë. Sipas raportit policor, pas një mosmarrëveshjeje mes...

Lajmet e Fundit