11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Prizreni nuk është si dikur

Sot,
Duke ecur rreth Shatravanit
Dikush më tha
Zonjë, e shikon
Se as Prizreni
Nuk është si dikur

Gur mbi gur
Kujtimet vijnë nga baladat

Sokakët janë ngushtuar
Si hartat e atdheut
Atje në theqafje

Blerimi e lumi

Kanë marr trajtë të Rozafës
Pa pra lëngon Lumëbardhi

Vetëm dielli e liria
Si dikur
Kanë të njëjtën ngrohtësi

Të dashur miq
Prizreni nuk është si dikur
Retë shkërmoqen nga rrufet
Mesazhet me tri të panjohura
Vijnë turrshëm
Nga Kalaja e Krujës
Tek Kulla e Ymer Prizrenit

Prizreni nuk është si dikur
Ekuacion me tri të panjohura
E unë,
Edhe ju,
Në çdo kohë
Folëm e flasim ilirisht
Pa u dridhur qerpiku
Në kalanë që prore sogjeton
Kohët beronjë

Megjithatë,
Prizreni nuk është si dikur
I ringjallur nga rrebeshet
Në stinët që shkojnë e vijnë
Duke u puqur në mes veti
Me të njëjtin zjarr

Më Shumë

Nis sot rikonstruktimi i rrugës Kijevë–Malishevë

Në orën 08:30, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit organizon ceremoninë e nisjes së punimeve për rikonstruktimin e rrugës rajonale R119, segmenti Kijevë–Malishevë. Në këtë ngjarje...

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit