8.1 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Prizreni – qyteti i kampionëve, po vazhdon me sukseset e sportistëve

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot basketbollistet e KBF Bashkimi që fituan Kupën e Kosovës në basketboll që edhe një herë sollën frymën e punës ekipore te e cila asnjëherë nuk mungojnë rezultatet.

Totaj i falënderoi të gjithë akterët e këtij suksesi që Prizrenin po e ngrisin në nivele të larta sportive dhe jo vetëm.

Kjo është Kupa e gjashtë e Kosovës të cilën e fitoi ekipi e femrave nga Prizreni.

Kryetari Shaqir Totaj ritheksoi se Komuna e Prizrenit, ndër prioritetet e veta ka krijimin e infrastrukturës për sportistët dhe mbështetjen e tyre me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Fundjavë me mot të vranët, shi dhe reshje bore

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu, ndërsa reshje bore pritet të ketë gjatë ditës së diel. Sipas...

ZRrE-ja: Në mars vendimi i ri për çmimin e rrymës

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka konfirmuar se lajmet që kanë qarkulluar dje për mos shtrenjtim të tarifave te energjisë elektrike nuk kanë...

Lajmet e Fundit