Prizreni synon funksionalizimin e tri nënstacioneve të zjarrfikësve

Komuna e Prizrenit synon që t’i funksionalizojë së paku tri nënstacione të zjarrfikësve, në Zhur, Gjonaj e Reçanë. Por për realizimin e këtij objektivi së pari duhet të rekrutohen zjarrfikësit e rinj.

Një gjë e tillë, sipas autoriteteve komunale, po merr kohë meqë procesi i rekrutimit të tyre ka nevojë për bashkërendim mes nivelit qendror dhe atij komunal. Informatat lidhur me këtë çështje i ka prezantuar kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, para anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, gjatë mbledhjes së fundit të këtij organi lokal këshillëdhënës për çështjet e sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Haskuka fillimisht ka përkujtuar se në fillim të këtij viti, shkaku i thatësisë ka pasur shumë raste të zjarreve, dhe se Komuna përkatësisht Drejtoria për Emergjencë dhe Siguri ka ndërmarrë disa hapa, në kuadër të të cilave bën pjesë edhe rekrutimi i punëtorëve sezonalë të zjarrfikësve. Por krahas kësaj ai ka theksuar se do të rekrutohen edhe 30 zjarrfikës të rregullt, në saje të të cilëve pritet që të zbutet problemi i numrit të mangët të zjarrfikësve në këtë Komunë.

Më Shumë

Zhduket një grua në Prizren, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Prizren është zhdukur një femër. Lidhur me rastin, prokurori kujdestar ka urdhëruar fillimin e hetimeve. ‘’PERSON I ZHDUKUR Prizren /...

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Lajmet e Fundit