Prizreni,qyteti i pari që ka përfituar nga programi “Subvencione për Efiçiencë të Energjisë”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip S. Kosnett, drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mileniumit për Kosovë, Sarah Olmstead dhe drejtorin ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës,Petrit Selimi, bënë inaugurimin e punimeve për projektin “Subvencione për Eficiencë të Energjisë”.

Duke theksuar se Prizreni është Komuna e parë që ka përfituar nga ky program, i implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) dhe mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit, kryetari Haskuka deklaroi se ky program përqendrohet në uljen e konsumit të energjisë elektrike në sektorin e banimit, përmes subvencioneve dhe stimujve të tjerë, për të inkurajuar familjet të investojnë në masa të efiçiencës së energjisë.

“Ky projekt është më se e qëlluar, ngase duke udhëtuar në Kosovë vërejmë se kemi shumë shtëpi me blloqe të kuqe, të pa fasaduara dhe të palyera. Arsyet janë të shumta, por ne duhet të punojmë intensivisht që ta ndryshojmë këtë gjendje, ngase në këtë mënyrë familjet dhe fëmijët tanë do të kenë ambiente më të ngrohta gjatë dimrit dhe më fllad gjatë verës. Kështu, çmimet e faturave të rrymës do të ulen dhe këto pastaj do të mund të investohen në arsimimin e fëmijëve tanë. Përveç kësaj, me efiçiencë të energjisë, ne e mbrojmë edhe ajrin, natyrën dhe të ardhmen e tokës. Ne kemi vetëm një planet, prandaj nuk kemi opsion tjetër pos mbrojtjes së tij”, deklaroi kryetari Haskuka.

Së fundmi, ai falënderoi fondacionin Milenium, si dhe ambasadorin, shtetin dhe popullin amerikan për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme që i bëjnë popullit dhe shtetit tonë.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Lajmet e Fundit