10.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Prizren/Landovicë: Tyrbja ku hedhet drithë për mbarësi

Banorët e Landovicës të vetmin vend besim nga lashtësia e kanë tyrben e Babë Elezit. Banorët besojnë se ai ka qenë një njeri i mirë. Tyrbet kryesisht janë godina të ngritura rreth një varri, i cili gjendet në qendër të tyre, i rrethuar dhe mbulohet me copa të bukura mëndafshi me ngjyra karakteristike. Te koka, ku ngrihet në një lartësi më të madhe, vendoset kapuçi i njeriut të mirë. Rreth varrit lihen korridore të mjaftueshme që vizitorët të qarkullojnë lirshëm. Këto vende vizitohen përgjithësisht të premteve, më shumë në muajin maj dhe shpesh kur është ditëlindja e njeriut të mirë apo përvjetori i tij i vdekjes. Për njerëzit e mirë të këtyre anëve qarkullojnë histori të ndryshme të veprave që kanë bërë kur ishin gjallë. Besimi thellohet me legjenda mbi njerëz që janë shëruar për shkak të vizitave në këto vende dhe histori të tjera, të cilat qarkullojnë dhe implifikohen nga një familje në tjetrën.

Ëndrra e dëftuar Mirëpo, tyrbja e Babës Elez në Landovicë ka një histori të vjetër. Ajo gjendej në truallin e Haxhi Ibrahimit. Kurse dikush nga ajo familje kishte kërkuar që edhe këtë tyrbe ta stolisnin e ta nderonin me ndonjë dallim. I ishte shtirë ëndërr një gruaje të familje se Baba Elez kishte urdhëruar që ai varr duhet të mbetet i thjeshtë dhe vetëm ata tre-katër gurë të shërbejnë si vepër kryesore. Vetë historia e asaj tyrbe lidhej me historikun e fshatit, ku thuhej se i pari i këtij fshati ishte Elez Landovica. Pastaj thuhet se ëndrra i ishte dëftuar që dhuratat që vijnë aty të mos merren, por të mbeten si ushqim për shpezë. Ashtu edhe u bë. Por, aty gratë sillnin edhe dhurata të tjera, kryesisht punime dore që për kohë të gjatë mbeteshin aty. Kurse misrin apo drithërat e tjera shërbenin për zogj. Besimi në këtë tyrbe tanimë në një kohë ishte shndërruar në një fenomen që ka përfshirë vetëm moshat e vjetra. Aty njerëzit kërkonin shërimin e kokëdhembjeve, e sidomos nuset e reja sillnin ndonjë dhuratë me pak drithë që të kenë fat të mbarë dhe mbarësi. Kohët e fundit ishin shtuar të rinjtë që besojnë në këtë vend. Ata që shkonin te kjo tyrbe duhej hyrë me këmbën e djathtë, sillesh tri herë rreth vendit, duke u lutur për atë çka kishin më shumë nevojë. Ka raste që njerëzit flasin me zë të lartë. Më pas ndizet një qiri dhe hidhen para, sipas mundësisë grurë e misër. Këto të fundit kanë histori më vete.

Hidhnin drithë dhe bëheshin me trashëgimtar “Duhet ta vendosësh një natë më parë çfarë shume do të hedhësh dhe duhet t’i kesh mbajtur poshtë jastëkut natën para shkuarjes në tyrbe, tregon zonja e kësaj tyrbeje Adile Thaçi, e cila është përkujdesur shumë për këtë tyrbe. Ajo njëherësh është besimtare shumë e devotshme e kësaj tyrbeje dhe nga buxheti i familjes së saj ka ndezur gjithmonë qirinj në këtë tyrbe. Adilja tregon se një mori grash në këtë tyrbe kanë gjetur shërim, sidomos ato që kanë kokëdhembje të mëdha dhe sëmundje të trashëguara. “Aty linin nezra, sidomos drithëra, jo me sasi të mëdha, por më se shumti tri deri në katër kilogramë, aq sa ato të shërbenin për shpezët, hedhin pak dhe, e pastaj bëheshin me trashëgimtar”, u shpreh ajo. Thaçi beson se kjo tyrbe u ndihmon njerëzve për çdo gjë në jetën e tyre që të shkojë mirë. “Kur del nga tyrbja duhet të ecësh mbrapsht e nuk duhet t’i kthesh kurrizin, derisa kalon portën kryesore. Në tyrbe nuk mund të futen ata që janë në gjendje të dehur. Por, nuk duhet të hyjnë as ata persona të cilët janë pa ngrënë. Thuhet që është gjynah”, tregon nënlokja Zelfije Thaçi. Ajo beson se tyrbja ka shëruar qindra sëmundje. Në Landovicë ka besime edhe te Guri i bardhë që është më i madhi në mes dhe atje thuhet se besimi në gur është një traditë e lashte shekullore.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Trajneri i Bashkimit flet para ndeshjes me Trepçën: Askush s’është i pathyeshëm, ne do ta fitojmë trofeun

Superliga e Kosovës në basketboll po shkon drejt fundit dhe tashmë ka nisur seria finale. Pas një super sezoni, Klubi Basketbollistik, “Bashkimi” dhe “Trepça”, kanë...

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.   -- Legjislatura e nëntë e Kuvendit të...

Lajmet e Fundit