7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Prizren: Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për armëmbajtje pa leje dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, ndaj të pandehurit Burim Kolgeci, raporton “Betimi për Drejtësi”

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armës” nga neni 366, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), si dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga 356, paragrafi 1 lidhur me paragrafin 7 të KPRK-së.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit nga prokurorja Nazan Shero, nga data e pavërtetuar e deri më 17 gusht 2020, Kolgeci ka pasur në pronësi në mënyrë të paautorizuar armën – pushkë automatike AK-47, i kalibrit 7.62 mm.

Po ashtu, në dispozitivin e dytë thuhet se më 17 gusht 2020, rreth orës 01:30 minuta, Kolgeci shkakton rrezik të madh për jetën e njerëzve, para lokalit të pronarit Hazir Kolgeci, në Suharekë, ku ka shkuar me familjarët Jeton Kolgeci dhe Bajram Kolgeci.

“Para këtij lokali kanë qenë të ulur në një tavolinë disa persona, ku aty edhe Fadil Llugaxhia me të cilin ka pasur një ngatërresë verbale vetëm disa minuta më parë, Resul Muqa, Hazir Kolgeci, si dhe një person i quajtur Arsim, Kujtim Kolgeci, dhe nga një largësi rreth 10 metra, i akuzuari shtien në ajër dy (2) deri në tre (3) herë, pasi nuk është konfirmuar saktë, dhe pasi largohet prej aty duke u larguar shtien sërish në ajër”., thuhet në kërkesën e prokurorisë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Lajmet e Fundit