6.8 C
Prizren
E mërkurë, 30 Tetor, 2024

Prizren:Paraburgim dhe arrest shtëpiak për dy të dyshuar për drogë

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën Prokurorisë Themelore ne Prizren, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaj të pandehurit me iniciale A.B. e cila masë do të llogaritet prej datës së arrestimit 20.10.2017, nga ora 14:00, dhe do të zgjasë deri më datën 20.11.2017, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kurse ndaj të pandehurit të dytë me iniciale E.H. caktohet masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji e cila llogaritet prej datës së arrestimit 20.10.2017 prej orës 14:00 dhe do të zgjasë deri më datën 20.11.2017, transmeton Koha.net.

“Të pandehurit me inicialet e lartë përmendura dyshohen se me datën 20.10.2017 rreth orës 14:00 në Prizren është vërtetuar se pa autorizim blenë ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca të cilat me ligj janë të shpallura si narkotik, në atë mënyrë që me kontrollimin paraprak të lokalit “Euro lloto” ku punon i pandehuri me iniciale A.B. është gjetur substancë narkotike edhe atë shtatë paketime në qese plastike me substancë të dyshuar për narkotik të llojit marihuan në peshe prej 572.55 gram, dy paketime me substancë pluhur ngjyrë e bardhë që dyshohet të jetë substancë narkotike e llojit kokaine në peshë prej 1.2 gram, një peshore digjitale për matjen e substancave të imta, dy telefona celular dhe para në shumën prej 799.60 euro, të cilat janë konfiskuar nga ana e policisë. Me këtë të pandehurit kanë vepruar në dëm të vlerave të shoqërisë e cila mbron jetën e njerëzve e sidomos shëndetin e të rinjve”, thuhet në komunikatë.

Me këtë veprim të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 273 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Më Shumë

KH Rahoveci shkruan historinë në EHF Europe Cup – përmbys ekipin nga Belgjika

KH Rahoveci ka shkruar historinë, duke u kualifikuar në rrethin e tretë në EHF Europe Cup. Klubi i hendbollit ia doli të mposhtë kundërshtarin nga...

Kryetari i Pljevljës në Mal të Zi kërcënon sërish, para krerëve të KOS-it bën thirrje për pushtimin e Prizrenit

Një kërcënim i drejtpërdrejt i erdhi Kosovës dje, nga një kryetar i një komune në Mal të Zi. Bëhet fjalë për Dario Vraneshin, kryetarin e...

Lajmet e Fundit