7.3 C
Prizren
E hënë, 20 Tetor, 2025

Procedurat e votimit

Zgjedhjet-ksPër zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen nesër, votuesit mund të votojnë vetëm për një subjekt politik të renditur në pjesën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votojë deri në pesë kandidatë nga ai subjekt.

Nesër mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë rreth 1 milion e 800 mijë qytetarët të Republikës së Kosovës. Zëdhënësi i KQZ-ës, Valmir Elezi shpjegon procedurat e votimit, që do të aplikohen në vendvotime.

“Çdo votues pas përfundimit të periudhës së legjitimit, në vendvotim, do të marr një fletëvotim, në anën e majtë, duhet të bëjë shenjën, përbri emrit të subjektit politik, ndërkaq që në anën e djathtë duhet të votojë më së shumti pesë kandidatë nga ai subjekt”, tha ai për Radio Kosovën.

Që fletëvotimi juaj të jetë i vlefshëm, Ju duhet të zgjidhni jo më shumë se 5 kandidatë. Por në rast votoni më shumë se ose më pak se 5 kandidatë, atëherë fletëvotimi nuk shpallet i pavlefshëm, thotë Elezi.

“Në rast se votohet më shumë se 5 kandidatë, atëherë vota do ti numërohet vetëm subjektit politik, ndërsa në rast se votohet, por në rast se votohen më pak se 5 kandidatë, atëherë, vota do ti numërohet secilit kandidatë, dhe subjektit politik”, theksoi ai

Ndryshe në momentin e votimit, të gjithë votuesit duhet të kenë me vete një dokument identifikimi. Ndërkohë që përfaqësuesi serb, në KQZ-ë, Nenad Rikalo ka thënë që votuesit serb mund të votojnë me letër të njoftimit, pasaportë, kartelat e personave të zhvendosur ose të refugjatëve, si dhe letërnjoftimet e UNMIK-ut, edhe pse më afat të skaduar, ato mund të përdorën ditën e zgjedhjeve.

Më Shumë

Ndalohen 110 litra vaj ulliri të padeklaruar në pikën kufitare të Vërmicës

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Vërmicës kanë ndaluar një automjet për kontroll të dytë në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 07:00,...

Haxhi Avdyli i merr vetëm 1 mijë e 417 vota në Prizren

KQZ për Kuvendin Komunal të Prizrenit ka numëruar 94,92% e vendvotimeve Sipas renditjes aktuale, PDK është e para me 32.76 %. LVV është e dyta...

Lajmet e Fundit