Prodhonin kriptovaluta me rrymë të vjedhur/ Policia konfiskon dhjetëra aparatura në Suharekë

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 46 kartela grafike dhe 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave në fshatin Bllac të Suharekës.

Sipas njoftimit të policisë kjo rryma në këtë vend ka qenë e kyçur në mënyrë ilegale.

“Me datë 13.01.2022, Sektori i hetimeve të stacionit policor ne Suharekë, në bashkëpunim me ekipin e KEDS dhe zyrtarët e Doganës së Kosovës, në fshatin Bllac të Suharekes , kanë gjetur dhe sekuestruar 28 aparate për prodhimin e kriptovalutave dhe 46 kartela grafike.Per të gjitha keto veprime te njesive te stacionit policor ne Suharekë eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Prizren. Po ashtu KEDS ka konstuar se rryma ka qen kyqje Ilegale! Marrë parasyshë procedurat ligjore lidhur me këtë rast, veprimet  e mëtejme do të ndërmerren nga Dogana e  Kosovës”, thuhet në njoftim. /Express/

 

 

Më Shumë

Arrestohet shoferi nga Shqipëria pas vdekjes së policit në kufi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me vdekjen e policit Rexhep Gashit në Pikën Kufitare të Vërmicës, i cili dyshohet se është goditur...

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Lajmet e Fundit