Profesorët e UP-së kanë lënë pezull nënshkrimin e kontratave të reja

Universiteti i prishtinesUniversiteti i Prishtinës është tërhequr nga një vendim i marrë në dhjetor të vitit të shkuar në lidhje me kontratat e profesorëve të rregullt që mbajnë poste të tjera jashtë UP-së, duke nxjerrë një vendim të ri, i cili definon se nuk ka ndërrim të statusit të këtyre profesorëve, por vetëm ndryshime financiare në kontratë, shkruan sot Koha Ditore.

Ky vendim është tërhequr pas reagimit të një numri të madh profesorësh, pasi që ai kthente në staf me angazhim profesorët e rregullt ë cilët janë të zgjedhur, ose emëruar në institucione të tjera. Po ashtu, bazuar në këtë vendim, ata paguhen vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmënormës.

Në vendimin e dytë është tërhequr vetëm pjesa e vendimit të parë, ku ndërrohej statusi i profesorëve, dhe tani rezulton se atyre u ruhen vendet e punës kurdo që të kthehen, dhe për to asnjëherë nuk do të shpallet konkurs. Ndërkaq, vazhdon të mbetet funksionale pjesa e vendimit ku sqaron se profesorët e emëruar apo të zgjedhur në poste jashtë Universitetit, do të paguhen nga ky institucion vetëm për orët që mbajnë dhe nuk u njihet e drejta e gjysmë-normës.

Previous article
Next article

Më Shumë

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Nënkryetarja e Suharekës merr pjesë në tryezën për investimet në Kosovë

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, mori pjesë në tryezën e rrumbullakët të organizuar nga KUSA në bashkëpunim me Ambasada e Shteteve të...

Lajmet e Fundit