25.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Projekti Baushtellë përzgjedhë artistët kosovarë

“Baushtellë: Balkan Temple” është një projekt artistik që do të udhëtojë në tri qytete Cyrih, Beograd dhe Prishtinë?. Qëllimi i projektit është që përmes artit të zbërthejë pyetjen “Në ç?ka beson ti?” duke iu mundësuar një grupi të artistëve të rinj të këtyre tri qyteteve që të udhëtojnë dhe me anë të aktiviteteve të ndryshme të gjejnë një përgjigjeje ndaj pyetjes apo të ngjallet një reagim ndaj saj.

Artistët kosovarë që janë përzgjedhur për të udhëtuar janë Dardan Zhegrova, Edona Vatoci, Brilant Pireva dhe Dion Geci. Po ashtu pjesë e ekipit udhëtues janë muzikanti Tomor Kuçi dhe bashkudhëheqësit e projektit Arbër Salihu dhe Rina Kika.

Projekti ndahet në dy faza, faza hulumtuese dhe faza e performancës?. Në fazën hulumtuese “Baushtellë: Balkan Temple” do të qëndrojë nga dy javë në secilin prej qyteteve. Gjatë këtyre gjashtë javëve janë organizuar ngjarje dhe aktivitete të ndryshme që lidhen direkt me pyetjen që e shtron projekti. Pasi të përfundojë faza hulumtuese, ekipi do të konceptojë një performancë 6 orëshe e cila do të shfaqet nga një herë në secilin qytet.

Deri më 27 korrik?, Cyrihu do të jetë mikpritës i ekipit të Baushtellës. Projekti kryesisht do të zhvillohet në Rote Fabrik,­ një fabrikë e vjetër e kthyer në qendër kulturore. Gjatë kësaj periudhe artistët e rinj do të kenë rastin të dëgjojnë ligjërata nga figura të mirënjohura zvicerane, filozofët Georg Kohler, Stefan Riedener, Luke Naegeli, pastori Niklaus Peter, e kryemurgu Urban Federer, të cilët do të hapin diskutime rreth temave si “A ekziston moraliteti universal?”, “Institucionalizimi i besimit” dhe “Si do të ishte jeta po të mos ekzistonte faji?”

Performanca e parë do të ndodhë në Prishtinë me 5 shtator në Kampusin e Universitetit të Prishtinës. Në Beograd, kjo do të ndodhë me 12 shtator në Kalanë e Beogradit, ndërsa në Cyrih do të performohet me 19 shtator në Kishën Fraumünster, ku edhe përfundon rrugëtimi i Baushtellë: Balkan Temple.

Më Shumë

Ish- kandidati për kryetar të Suharekës nga PDK-ja aderon te Nisma

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar aderimin më të ri në parti, doktor Murtez Zekolli. Në një konferencë për media të mërkurën, Limaj...

Fabrizio Romano poston foton me Kylian Mbappen: “Ja ku po shkojmë”

Kylian Mbappe është rrugës për t’u bërë galaktiku i radhës i Real Madridit. Sulmuesi francez njoftoi fundjavën e kaluar se po largohet nga Paris Saint-Germain. Natyrisht...

Lajmet e Fundit