22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Projekti që bëri bashkë nxënësit e “Loyola-Gymnasium” në Prizren, me ata të Shkodrës dhe Tetovës

Projektit „Kids Love Nature“ – „Fëmijët e duan natyrën“, mbështetur nga organizata gjermane GIZ, ka bërë bashkë të premten në Prizren, nxënësit e “Loyola-Gymnasium”, të qendrës “Don Bosko” (Shkodër) dhe shkollës “Ismail Qemali” (Tetovë).

Ky projekt synon zgjerimin e njohurive dhe mbështetjen në fushën e zhvillimit të kapaciteteve në mbrojtjen e natyrës dhe mundësinë, që nxënësit, përmes kopshtit botanik të shohin për së afërmi mbjelljen dhe kultivimin e bimëve medicinale.

Në përmbyllje të këtij projekti, qe kënaqësi që pjesëmarrësit t’i mirëpritnim në kampusin tonë. Me këtë rast, drejtori ekzekutiv i Asociation “Loyola-Gymnasium”, z. Elias Koller, bashkë me përfaqësuesit e shkollave nga Shkodra e Tetova, ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, i inicuar nga GIZ-i, ku parashihet vijimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave që janë në interes të ndërsjellë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Më Shumë

Ernest Ross, përforcimi i parë i huaj nga Grapelandi

Skuadra e sapo inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës, Grapeland pasi ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci dhe me basketbollistin Kujtim Ujkani,...

Detaje nga vdekja e 20 vjeçarit nga Rahoveci në bregdetin e Shqipërisë: Vdiq në fushën e volejbollit

Kanë dalë detaje të reja për vdekjen e 20 vjeçarit nga Rahoveci në Shqipëri. Mediat në Shqipëri raportojnë se i riu vdiq derisa po luante...

Lajmet e Fundit