16.8 C
Prizren
E hënë, 13 Tetor, 2025

Projektligji për përgjime rrit koston e shërbimeve të komunikimit

Pergjimet-telefonikeProjektligji për përgjime nëse miratohet si i tillë, do të rrit koston e shërbimeve të komunikimit elektronik. Kundërshtime për këtë projektligj ka pasur nga Shoqata e Teknologjisë dhe Komunikimit si dhe nga BIRN.

Projektligji për përgjimin e komunikimeve elektrike po vazhdon të marrë kritika të ashpra.

KTV raporton se efekti i këtij ligji do të jetë i madh sepse ai pritet të rritë koston e shërbimeve të komunikimit elektronik.

Përfaqësuesit e Shoqatës së Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, të cilët e kanë analizuar këtë projektligj, thjonç se ai është i panevojshëm. Projektligji parasheh detyrime që tashmë janë të rregulluara me ligjet e tjera, siç është Ligji për komunikime elektronike.

Ndërkaq, Arianit Dobroshi, anëtar i bordit në FLOSSK, ka thënë për KTV se me rëndësi është që AKI-ja dhe institucionet tjera të mos kenë mundësi autonome për përgjim. Ai ka kërkuar edhe heqjen e detyrimit për mbajtjen e të dhënave për një periudhë, pasi që rrezikojnë privatësinë e qytetarëve.

Kundërshtime për projektligjin ka pasur edhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese, që ndër të tjera konsideron se projektligji edhe qëllimin e ka të paqartë. Gjithashtu, sipas BIRN-it, projektligji lejon një numër të pakufizuar të institucioneve të kenë qasje në telefonata dhe mesazhe.

Më Shumë

Shtatorja e dëshmorit Mensur Zyberaj afro pesë vite e pluhurosur për muri në shkollën e Rahovecit (FOTO)

Shtatorja e dëshmorit Mensur Zyberaj prej 4-5 vitesh qëndron e mbështjellë dhe e mbështetur për muri në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec. https://prizrenpress.com/421746-2h/   Kështu e gjeti...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon 15-vjetorin e themelimit

Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ka shënuar me një ceremoni solemne 15-vjetorin e themelimit, një ngjarje e rëndësishme që pasqyron rrugëtimin dhe arritjet e...

Lajmet e Fundit