13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prokuroria hap rast pas denoncimit të kryetarit të Prizrenit se është kanosur nga ish-deputeti Berisha

Prokuroria e Prizrenit ka hapur rast nën pretendimet se kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj (PDK) është kanosur nga ish-deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha.

Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala i cili ka thënë se prokuroria ka hapur rast të kanosjes.

“Është hapur rast i kanosjes dhe policia është e autorizuar që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, ka thënë kryeprokurori Shala.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj (PDK) ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur përmes telefonit për tri ditë, nga ish-deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha.

KALLXO.com ka mësuar se ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosmarrëveshjeve politike si shkak i emërimeve të drejtorëve në shkolla.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi për KALLXO.com, ka dhënë detaje në lidhje me rastin, i cili është raportuar të shtunën.

Policia i ka intervistuar Totajn dhe Berishën. Ky i fundit, si i dyshuar për kanosjen, më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Pas pranimit të informatës viktima është intervistuar lidhur me kete rast, është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka dhënë urdhër që të intervistohet I dyshuari ne cilësinë e të dyshuarit. Hetuesit nga Sektori i Hetimeve Rajonale e ka shoqëruar te dyshuarin, është intervistuar dhe pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, tha Gashi.

Sipas tij, në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Kanosje”.

Rasti është duke u hetuar nga njësiti Hetimeve rajonale në Prizren.

Më Shumë

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Kupa e Kosovës, nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve

Nesër zhvillohen ndeshjet kthyese të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës. Në fakt, ndeshjet ishin planifikuar të luhen në javën e kaluar, por Federata e Futbollit...

Lajmet e Fundit