7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Prokuroria intervistoi 90 mjekë të dyshuar në rastin “Stentat”

Nëntëdhjetë mjekë, kryesisht kardiologë, janë intervistuar deri më tani nga Prokuroria si të dyshuar në rastin e njohur si “Stentat”, ku të dyshuar janë mbi 100 mjekë kosovarë.

“Ju informoj se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet, ku deri tani përveç shumë dëshmitarëve që janë intervistuar, janë marrë në pyetje edhe 90 të pandehur”, ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Lirodona Kozmaqi.

Ajo ka thënë se pas grumbullimit të të gjitha provave, gjegjësisht pas përfundimit të hetimeve Prokurori i çështjes vlerëson se a ka prova të mjaftueshme, të cilat paraqesin dyshim të bazuar mirë, se të pandehurit kanë kryer vepër penale apo jo dhe pastaj do të vendosë për ngritje ose jo të aktakuzës.

Lidhur me këtë çështje, në këtë fazë nuk kanë shumë informacione në Shërbimin Klinik Universitar të Kosovës.

Prokuroria: 90 të pandehur u morën në pyetje

Drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, ka thënë të enjten për “Zërin” se janë në dijeni se disa mjekë, kryesisht kardiologë janë marrë në pyetje. Ai ka shtuar se deri më tani në lidhje me këtë çështje nuk kanë ndonjë njoftim zyrtar.

“Realisht ne nuk jemi palë që na kërkohet mendim nga organet e drejtësisë. Por individë të caktuar janë marrë në pyetje, besoj nga lista e emrave që tashmë është publike”, ka thënë Gjocaj. /Zëri/

Më Shumë

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe QK “11 Marsi” diskutojnë bashkëpunimin për punë praktike të nxënësve

KRU “Hidroregjioni Jugor” dhe Qendra e Kompetencës “11 Marsi” në Prizren kanë mbajtur një takim pune për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit për përfundimin...

Lajmet e Fundit