2.8 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Prokuroria nis hetimet për universitetin ilegal të Prizrenit

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Sylë Hoxha, ka autorizuar Njësitin për krime ekonomike dhe korrupsion në Prizren, që t’i ndërmarrë veprimet hetuese në kuptim të dispozitave ligjore, për rastin e një universiteti privat në Prizren ku dyshohet për keqpërdorime.

Kjo është komunikata e plotë e Prokurorisë Themelore të Prizrenit:

“Kryeprokurori Hoxha, ka autorizuar që të intervistohen personat e përmendur në shkrimin e Kohës Ditore e ku dyshohet se ish Zëvendës Ministri i Arsimit Usmen Baldzi dhe ish Nënkryetari i Kuvendit, tani Deputet i Parlamentit të Kosovës, Enis Kervan, nga Prizreni të cilët dyshohen se ish Zëvendës Ministri e ka marrë një laptop nga pronarët turq të Universitetit ilegal ndaj të cilit është zhvilluar procedurë penale për mos akreditim dhe falsifikim dhe nënkryetari i Kuvendit ka marrë të paktën 1.500 € para të gatshme pa u ditur arsyeja.

I pari i prokurorisë së Prizrenit, ka autorizuar të intervistohen personat e përmendur në artikullin e gazetës, si dhe të intervistohen personat tjerë të mundshëm për të cilët gjatë hetimeve do të rrjedhë ndonjë informacion të cilët do të kontribuonin në ndriçimin e rastit në fjalë.

Hoxha, ka autorizuar Policinë e Kosovës – Njësiti i krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, që të ndërmerr edhe veprime të tjera të cilat kanë apo mundë të kenë lidhshmëri me keqpërdorimet e mundshme në Universitetin ilegal i cili ka vepruar në këtë qytet, i cili tanimë është i mbyllur, të vërtetohet koha sa ka vepruar, se kush nga personat e akceptuar në këtë artikull kanë mundur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga Universiteti turk.

Po ashtu, kryeprokurori Hoxha, ka kërkuar nga ana e policisë së Kosovës, që pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, të njoftohen me shkrim Prokuroria Themelore në Prizren për veprimet e ndërmarra, në mënyrë që Prokurori i Shtetit, të shqyrtoj të njëjtat e më pas të vendosin për mënyrën meritore për çështjen e ngritur përmes informacionit të marrur nga ana e gazetës së përditshme “Koha Ditore” e datës 21 gusht 2015”.

Më Shumë

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Radhë kamionësh në doganën e Vërmicës

Radhë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë raportohet se u krijuan mbrëmë në rrugën Morinë-Vërmicë, në drejtim nga Shqipëria drejt Kosovës. Siç raporton A2CNN,...

Lajmet e Fundit