18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Prokuroria do t’i verifikojë lejet ndërtimore përreth vijës hekurudhore

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka bërë të ditur se do t’i verifikojë të gjitha lejet ndërtimore të dhëna përreth vijës hekurudhore të qytetit, për të parë nëse zyrtarët përgjegjës komunalë i kanë lëshuar ato në përputhje me legjislacionin. Në të njëjtën kohë drejtuesit e kësaj prokurorie kanë theksuar se deri më tani i kanë pranuar mbi 60 kallëzime penale nga Hekurudhat e Kosovës me pretendimet për uzurpim të pronës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka pohuar se Komuna e Prizrenit me planet e saja vite me parë kishte paraparë zhvendosjen e hekurudhës në një lokacion tjetër, por që një gjë e tillë është kthyer prapa, ndërkohë që Hekurudhat kanë dorëzuar dhjetëra kallëzime penale për uzurpim të pronës, shkruan sot Koha Ditore.

“Pas një plani urban të qytetit dhe parashikimit që kjo hekurudhë të zhvendoset në një hapësirë tjetër janë lëshuar lejet nga Komuna. Pastaj ky plan urban është rrëzuar dhe Hekurudha ka reaguar dhe ka sjellë këtu mbi 60 kallëzime penale ndaj gjithë atyre që e kanë uzurpuar pronën e hekurudhës”, ka thënë Shala, gjatë një konference për media

Më Shumë

Hajnat vjedhin kositëse bari dhe lëndë djegëse nga një objekt në Rahovec

Persona të panjohur mes datave 3 dhe 4 maj kanë kryer vjedhje brenda një objekti përcjellës në Rahovec. Sipas policisë, të dyshuarit nga aty kanë...

Zbulohet kundërvajtje doganore në Prizren me vlerë 6 mijë euro

Zyrtarët doganorë në Zyrën e Brendshme Doganore Prizren kanë identifikuar deklarim të pasaktë të mallrave gjatë procedurave të zhdoganimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ekzaminimit u...

Lajmet e Fundit