16.6 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025

Prokuroria: Vdekja e dy nxënëseve në Prizren jo nga veprimet inkriminuese

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se janë mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të të dyja nxënëseve D.K. dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Organi i akuzës, të hënën, përmes një komunikate ka bërë të ditur se bazuar në informatat e siguruara ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë mbyllur në fund të javës së kaluar.

“Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, me datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit. Më tej, sqarohet se prokurori i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive. Nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë, shkruan në komunikatë.

Dy nxënëset e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, D.K. dhe A.D., kanë qenë shoqe të klasës. Në javën e tretë, përkatësisht të katërt të muajit maj kanë humbur jetën duke rënë nga ndërtesat e larta në lagjen afër shkollës së sipërpërmendur. Autoritetet hetimore i kishin cilësuar këto raste si vdekje të dyshimta

Më Shumë

Të gjitha udhët çojnë në Qorr-sokak

Nga Blerim Shala Që merremi vesh të gjithë në futboll dhe në politikë, këtë e kemi ditur qëmoti. Nuk jemi vetëm ne të tillë. Tek...

Yll Hoxha konfirmon largimin nga Suhareka

Futbollisti Yll Hoxha edhe zyrtarisht është larguar nga skuadra e Suharekës. Lajmin e ka bërë të ditur vet Hoxha me anë të një postimi...

Lajmet e Fundit