8.5 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Promovohen dy libra për Adem Demaçin

Me rastin e 82-vjetorit të lindjes së veprimtarit Adem Demaçi, përurohen librat e përgatitur nga Selatin Novosella “Viti i Adem Demaçit” dhe “Demaçi- njeri i lavdisë”.

Promovimi i librave bëhet në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në ora 12.00.

Simboli i rezistencës kombëtare Adem Demaçi sot mbush 82 vjet. Me prejardhje nga fshati Lupq i Podujevës Demaçi u lind më 26 shkurt 1936 në Prishtinë.

Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet me radhë në burgjet e Jugosllavisë. Pasi u lirua ai menjëherë vazhdoi aktivitetin e tij politik. Ai quhet edhe Nelson Mandela i Evropës.

Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (KMDLNJ) nga 1990 deri 1995.

Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Gjatë periudhës 1998/1999, kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, ai ishte zëdhënës politik i UÇK-së.

Ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2005-2007).

Ai ka shkruar romanin “Gjarpijt e Gjakut” i cili u ndalua nga regjimi ish-komunist. /KosovaPress/

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shënon përmirësim në ranglistën botërore të universiteteve sipas platformës Webometrics

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë të ditur se në janar 2025 është renditur 1,864 vende më lart në ranglistën botërore të universiteteve...

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2025

Gjatë ditës së sotme nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komuna, Arbër Zenuni, Komuna e Rahovecit, ka mbajtur seancën e parë të rregullt për...

Lajmet e Fundit