15.5 C
Prizren
E martë, 6 Maj, 2025

Promovohet libri i Bekim Fehmiut

Libri “Shkëlqim dhe tmerr”, shkruar nga aktori i famshëm shqiptar, Bekim Fehmiu, është përkthyer për së pari herë në shqip dhe do të promovohet në Prishtinë, në kuadër të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

Libri do të promovohet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, më 25 mars me fillim nga ora 12:00.

“Shkëlqim dhe tmerr” është një rrëfim personal dhe origjinal, i treguar përmes një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e aktorit të madh Bekim Fehmiu.

Libri paraqet periudha të ndryshme të jetës së Bekim Fehmiut në Beograd, angazhimet e para në prodhime filmike, teatrore dhe artistike e deri tek shkëlqimi i tij si aktor në produksione të huaja ballkanike, evropiane dhe më gjerë.

Libri e ka përkthyer profesor Anton Berishaj.

Bëhet e ditur se pjesëmarrja për të gjithë të interesuarit është e hapur dhe për mysafirët e promovimit do të shpërndahen edhe kopjet e para të këtij libri në shqip, falas.

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” është iniciativë unike që kontribuon në dialogun dhe shkëmbimin kulturor në mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve sociale, politike dhe kulturore në mes dy shoqërive.

Më Shumë

Stërnipi i Skënderbeut nderohet me mirënjohje nga Komuna e Malishevës

Stërnipi i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut, Loris Kastrioti, është nderuar sot me mirënjohje nga Komuna e Malishevës. Kryetari i kësaj komune, Ekrem Kastrati,...

Sindikalistët protestojnë më 1 maj, kërkohet rritja e pagave

Përfaqësues të punëtorëve të sektorit publik në Kosovë kanë paralajmëruar protesta më 1 maj. Protesta do të nis në orën 12:00 dhe do të ketë...

Lajmet e Fundit