-2.2 C
Prizren
E diel, 24 Nëntor, 2024

Promovohet libri ‘Kadare dhe regjimi komunist’

Genta Sula sjell materialet e mbledhura nga arkivi i ish-Sigurimit ku përmendet emri i Kadaresë.

U promovua sot në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës libri “Kadare dhe regjimi komunist” , një libër me 101 dosje nga aparati diktatorial shtetëror të periudhës nga 1959-a deri më 1991 –shin. Genta Sula, drejtoresha e Autoritetit të Dosjeve solli në këtë ceremoni një dosje me materiale të mbledhura nga arkivi i ish-Sigurimit ku përmendet emri i Kadaresë. Sula shtoi se çështja e dosjeve duhet parë thellë e duhet lexuar me kontestin e kohës, dëshmitarët okularë dhe dëshmitë U promovua sot në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës libri “Kadare dhe regjimi komunist” , një libër me 101 dosje nga aparati diktatorial shtetëror të periudhës nga 1959-a deri më 1991 –shin. Ky libër i përgatitur nga autori Dashnor Kaloçi vjen si bashkëpunim i Qendrës së Studimeve të Letrave Shqipe “Kadare” dhe shtëpisë botuese “UET Press” si një nismë mbi kritikën shqipe. Ky libër synon të hedhë dritë mbi raportin e regjimit me artin e kulturën, duke u ndalur posaçërisht te shkrimtari Ismail Kadare. Spartak Ngjela, i cili ka shkruar edhe parathënien e këtij libri tha se ky libër eliminon mediokritetin e atyre që kanë folur kundër shkrimtarit dhe veprës së tij.

“E rëndësishme të thuhet është se çdo shkrimtar i madh ka pasur një konflikt të brendshëm, është lufta e përjetshme e mediokrit me talentin e madh. Është lufta e talentit me ambicien e të dështuarve. Ka një qëllim për të errësuar vlerat kombëtare shqiptare që është një tendencë e vjetër e kundërshtarëve tanë”- tha Ngjela, duke theksuar se ende në Shqipëri nuk kemi një studim të mirëfilltë shqiptar për veprën e Kadaresë.

“Ka vetëm kritika perëndimore, e sidomos ajo franceze. Kritika jonë është nivel i dobët. Nuk është faji i kritikës, por e gjithë vendit, e qytetërimit tonë.Ky libër as e ngre as e ul veprën, por i krijon një personalitet tjetër. Në sensin moral ky libër i jep të vërtetën. Përsa i përket kritikës për veprën e Kadaresë, është e kotë të merresh”- tha ai, duke theksuar se në romanin Dimri i Vetmisë së Madhe është një përplasje mes sovranit të letrave dhe të shtetit, duke rrëzuar pretendimet e atyre që thonë se përmes këtij romani shkrimtari ka ngritur figurën e Enver Hoxhës. Gazetarja Monika Stafa e cilësoi librin e Kaloçi si një mision.

“Ky libër ia ka dalë të paraqesë shkrimtarin në raport me diktaturën dhe si është ai i vendosur aty. Janë të ndarë në grupe ata që duan shkrimtarin dhe ata që hedhin baltë ndaj tij. Me këtë libër Kaloçi sjell ngjarjen e plotë, që në shtyp ka 27 vjet që publikohet e paplotë. Është një libër me peshë historike”- tha Stafa. Ndërsa, Gentiana Sula, Drejtoresha e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-sigurimit të shtetit foli mbi përpjekjet e shoqërisë për ta parë thellë çështjen e hapjes së dosjeve. “Kadare ka qenë i pari që ka ngritur zërin për një shkëputje morale me të shkuarën nëpërmjet hapjes së dosjeve në vitin 2006, kur Këshilli i Europës nxori një rezolutë të fortë për kohën dhe ai është nga ato figura që diti ta lexojë, përkthejë dhe la disa porosi si duheshin bërë hapjet e dosjeve. U deshën më shumë se 12 vjet përpjekje të shoqërisë që nuk reshtën, e as qytetarët nuk reshtën së dëshiruar dhe porositë e tij u vunë në vend”- tha Sula, duke shtuar se në ligjin e dosjeve kuraja qytetare e Kadaresë është e përkthyer në aktet dhe nenet. “Kuraja e tij qytetare nuk reshti edhe kur qe ndër të parët njerëz që bëri aplikimin në institucionin tonë për t’u njohur me dosjet e tij dhe autorizoi qendrën e studimeve Kadare që të ishte agjent i kërkimit shkencor për të punuar me dosjet e tij”- tha Sula, ndërsa tregoi materialin e mbledhur nga arkivi i ish-Sigurimit, ku përmendet emri i shkrimtarit Ismail Kadare.

“Unë e kam këtu dosjen, po të ishte këtu shkrimtari do ia dorëzoja, por ende nuk do ia jap qendrës, do pres shkrimtarin, pro doja ta ndaja me ju që po e kryejmë këtë proces.

Dua t’i them qendrës dhe autorit që puna nuk ka mbaruar, besoj se të tjera materiale do të dalin”. Duke përgëzuar nismën e Qendrës së studimeve letrare “Kadare”, Sula përmendi edhe dy nisma të tjera të këtij lloji si Instituti për studime ‘Musine Kokalari’ dhe instituti ‘Marash dhe Martin Ivanaj’.

“Ka një ndërhyrje qytetarë për të parë thellë çështjen dhe jo për të ndjekur një faksimile të paautorizuar apo të paverifikuar aty-këtu, por për të hyrë thellë e për të punuar jo vetëm me arkivin por me një arkiv të përpunuar në mënyrë shkencore për të bashkëpunuar në rrjete kërkuesish për të lidhur arkivin bashkë me dëshmitë gojore të këtyre qytetarëve që patën fatin e keq të jenë në teleskopin e ish-sigurimit, por që ndërkohë i kemi gjallë dhe mund ta plotësojnë historinë në dosje me ekzistencën e tyre”- përfundoi Sula duke thënë se leximi i dosjeve sot kërkon qytetari, patriotizëm, dëshirë për të ecur përpara, pajtim dhe për ta plotësuar atë që gjendet në dosjet e kohës.

Më Shumë

Çoçaj: Komandant Drini më kërkoi të inkuadrohem në Shërbimin e Zbulimit në ZO të Pashtrikut, s’ka pasur SHIK atëkohë

Sipas dëshmitarit Nezir Çoçaj, atij iu ishte kërkuar nga komandant Drini (Ekrem Rexha), që t’i bashkohet Shërbimit të Zbulimit në nivel zone në Zonën...

LDK-ja në Prizren prezanton kandidatët për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, përpara qindra simpatizantëve të saj, ka prezantuar 5 kandidatët e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit...

Lajmet e Fundit