Vetëm 90 kilometra rrugë në tërë Kosovën janë pa asfaltuar

Investimet më të mëdha kapitale që janë bërë në Kosovë që nga paslufta po del të jenë ato në ndërtimin e rrugëve.

Vetëm 90 kilometra rrugë në tërë Kosovën kanë mbetur pa asfalt. Të gjitha rrugët e tjera nëpër Kosovë janë të asfaltuara.

Së paku kështu thuhet në raportin “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit”, që ka publikuar Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Nga gjithsej 2.033, 4 kilometër rrugë sa janë në gjithë vendin, 1.943, 4 kilometra janë të shtruara me asfalt, shkruan “Infokusi”.

“Në vitin 2016 nga gjithsejtë 2.033,4 km rrugë 1.943,4 km apo shprehur në përqindje 95.6% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 90 km apo 4.4% e rrugëve janë të pa asfaltuara”, thuhet në raportin e publikuar nga ASK-ja.

Më Shumë

Selmanaj: Duhet konsensus nacional kundër kujtdo që refuzon hyrjen e Kosovës në projektin amerikan të gazit

Kandidati për deputet i LDK’së, Driton Selmanaj, ka shkruar sot lidhur me kërkesën e SHBA-së që Kosova të bashkohet në projektin e gazit amerikan....

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit