11.6 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Promovohet  libri “Trungu i familjes sime…”

10499555_778560772194793_4771173938630766722_oLibri “Trungu i familjes sime…” i autorit Mujë Sadri Krasniqi është promovuar të dielën në Prizren. Recensentët kanë vlerësuar lartë librin. Historiani  Enver Batiu tha se autori me sukses ka arrit të trajtojë dhe përgatisë gjenealogjinë familjare.

“Ky libër është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për familjen e autorit, por edhe për historinë e kombit tonë”, tha Batiu.

Autori Mujë Sadri Krasniqi në këtë libër ka përmbledhur hulumtimin  e të dhënave të paraardhësve të familjes së tij deri të zinxhiri  i sotëm i martesave mashkullore dhe femërore. Ai ka paraqitur dëshmi të trashëgimisë kulturore të familjes së tij dhe fshatit Astrazup.

“Historia jonë është shkruar nga autorët e huaj,prandaj edhe nuk është shkruar ashtu siç ka qenë. Autori me këtë libër na udhëzon se historinë familjare e kombëtare duhet ta shkruajmë ashtu siç ka qenë e jo siç na kanë përshkruar të tjerët”, tha Batiu.

Vlerësime të mira për librin “Trungu i familjes sime…”, ka dhënë edhe redaktori Berat Batiu.   Ai tha se autori me këtë libër ka pasuruar historinë e kombit tonë.

“Autori me këtë libër ka pasuruar bibliotekat dhe historinë tonë”, tha Batiu.

Autori i librit, Mujë Sadri Krasniqi tha ndërkaq se ideja për përgatitjen e gjenealogjisë familjare ka qenë e kamotshme.

“Kjo për faktin se gjeneratat e reja nuk kanë pasur material të mjaftueshëm për t’i kujtuar gjeneratat e  hershme dhe të vijojnë plotësimin  me shënimet e të dhënave gjenealogjike”, tha Kasniqi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Lajmet e Fundit