17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

U promovua libri i Ukshin Hotit

Ukshin HotiNë Prishtinë u promovua libri “Çështja kombëtare shqiptare – Komponenti religjioz” e autorit Ukshin Hoti. Nga pjesëmarrësit, ky libër u vlerësua si një kryevepër në shkencën politike. Botimi i kësaj trajtese të Ukshin Hotit, mund të kuptohet si një kontribut aktual që lidhet me diskutimet për identitetin e shqiptarëve, u tha ndër të tjera në promovim.

Në promovimin e librit “Çështja kombëtare shqiptare-komponenti religjioz”, u theksua se ky libër është një kontribut shkencor i veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hotit. Bashkëveprimtari dhe botuesi i letrave të profesor Hotit, Bislim Elshani, potencoi se metoda analitike që përdor Ukshin Hoti në vepër, janë analiza dhe sinteza dhe që përmban një objektiv konkret për emancipimin e mendimit politik.

“Në këtë pikë, botimi i kësaj trajtese të Ukshin Hotit mund të kuptohet si një kontribut aktual që lidhet me diskutimet për identitetin shqiptar. Në anën tjetër, në kohën kur u shkrua, dy vite para ndërhyrjes së NATO-s në Jugosllavi, ai kishte gjithashtu një objektiv konkret: emancipimin e mendimit politik perëndimor për një qasje të drejt ndaj çështjes shqiptare”, tha Elshani.

Veprimtari Adem Demaçi, tha se populli shqiptar duhet të jetë i lumtur që ka Ukshin Hotin, njeriun i cili la pas vetes vepra të shkruara me gjak.

“Këto çka është përpjekur i madhi ynë, vëllai ynë Ukshin, sot po i shohim, sot po i përjetojmë. Motër, ti po vuan për vëllain tënd, por kombi ynë po vuan për Ukshinin, për një udhëheqës të vërtetë”, tha Demaçi.

Djali i profesor Ukshin Hotit, Andini, tha se familja Hoti po bën përpjekje që të gjitha dorëshkrimet e Ukshinit të botohen.

“Unë i mbetëm borxh së pari babait, pastaj edhe lexuesit, që në shumë raste ka kërkuar librat e babit, që duke marrë parasysh që këto libra janë me karakter shkencor të cilat prekin aktualitetin tonë në Kosovë. Premtoj angazhimin tim që në një të ardhme të afërt të bëhet komplet ribotimi i veprave të babit, duke përfshirë edhe dorëshkrimet që nuk janë botuar ende”, tha ai.

Profesor Ukshin Hoti, ishte burgosur disa herë nga regjimi serbë, ndërsa që nga 16 maji i vitit 1999 nuk dihet asgjë për fatin e tij. Botimi i këtij libri është financuar nga Këshilli Rinor Evropian.

Më Shumë

19 vite pa Rifat Kukaj, ndër shkrimtarët më të suksesshëm në letërsinë shqipe për të rritur dhe fëmijë

Rifat Kukaj është një ndër shkrimtarët më të suksesshëm në letërsinë shqipe për të rritur dhe fëmijë. Kukaj ka lindur në Tërstenik Drenas të Republikës...

Vrasja që ndodhi vitin e kaluar në Rahovec, babë e bir dënohen me 36 vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir Sylkën dhe i ka dënuar me 36 vjet burgim (së...

Lajmet e Fundit