Propozohen prova të reja në rastin e rrënimit të aneks objektit “Abi Çarshia”

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot ka vazhduar shqyrtimi gjyqësor në rastin ku po akuzohet Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jetmire Vrenezi dhe pesë zyrtarë tjerë komunal.

Në të vërtetë, bashkë me deputeten Vrenezi për rrënimin e aneks objektit tek Abi Çarshia, po gjykohen edhe ish-kryeinspektori Islam Thaqi, inspektorja e ndërtimtarisë Egzona Morina Thaqi si dhe tre zyrtarët e Drejtorisë së Inspektoratit Arian Taraku, Isë Bislimaj dhe Shqipëron Krasniqi.

Edhe në seancën e sotme, të udhëhequr nga kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Kymete Kicaj, është proceduar me propozime dhe kundërshtime të provave materiale.

Fillimisht, me të filluar seanca e së enjtes u deklarua prokurori lidhur me provat e propozuara nga përfaqësuesi i palës së dëmtuar dhe mbrojtësi i të akuzuarës Thaqi, ku për  të njëjtat nuk pati kundërshtime nga prokurori i çështjes, Mehdi Sefa.

Ndërsa, provat e propozuara nga pala e dëmtuar i kundërshtoi mbrojtësi i të akuzuarit, Islam Thaqi avokati Blerim Mazreku me arsyetimin se të njëjtat janë vetëm parashtresa  dhe nuk janë relevante për këtë proces. Kurse, sa i përket provave të reja avokati, Mazreku tha se të njëjtat do ti listoj dhe brenda afatit shtatë ditor do ti dorëzoj.

Me propozimet e avokatit Mazreku u pajtuan edhe përfaqësuesit tjerë të të akuzuarve në këtë proces penalo-juridik.

Prova të reja gjykatës i propozoi edhe i akuzuari, Islam Thaqi dhe atë dy CD ku përfshihen deklarimet publike të të gjithë palëve të përfshira në rastin e objektit “Abi Çarashia”.

Në fund, për shkak të propozimeve të shumta për plotësim të procedurës së provave, gjyqtarja Kicaj vendosi që ta ndërpresë shqyrtimin gjyqësor, ndërsa seancat e radhës i caktoj për nëntor 2021.

Drejtësia Sot

Më Shumë

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit