9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Protesta deri në rrëzimin e Qeverisë

Donika Kadaj-Bujupi ka bërë të ditur se pas bojkotimit të Kuvendit opozita do të organizohet në terren, siç ka thënë ajo, për t’i dhënë fund këtij regjimi. Sipas saj, protesta e 26 marsit do të jetë më e madhe që është organizuar ndonjëherë në Prishtinë, përderisa kundërshtimi opozitar do të vazhdojë deri në rënien e Qeverisë.

Shefja e deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, thotë se trajtimi fyes, i padrejtë dhe ç’njerëzor ndaj deputetëve të opozitës, të cilët kishin kurajën të viheshin në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, janë disa nga arsyet pse konsiderojnë se legjislativi e ka humbur legjitimitetin dhe se opozita nuk do të vazhdojë të jetë pjesë e tij.

Këto komente Kadaj-Bujupi i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se më 26 mars 2016 do të organizohet protesta më e madhe nga opozita në Prishtinë.

“Protestë paqësore, ku qytetarët do të kundërshtojnë regjimin. Kundërshtimi do të vazhdojë deri në rënie sepse Kosova është vend demokratik, është Evropë dhe ngufatja e tillë nuk mund të zgjasë”, ka bërë të ditur nënkryetarja e AAK-së./Zëri/

Më Shumë

P.C Prizreni reagon ashpër ndaj vendimit të FBK-së për dënimin e kapitenit

Proton Cable Prizreni ka reaguar publikisht ndaj vendimit të Komisionit të Garave të FBK-së, i cili ka dënuar kapitenin Edmond Kryeziu me 3 ndeshje...

Driton Selmanaj reagon me një foto pasi u la jashtë Kryesisë së LDK-së

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka reaguar me një foto në Facebook pasi partia më e vjetër në vend nxori...

Lajmet e Fundit