17.2 C
Prizren
E diel, 5 Prill, 2026

Protesta në Tunizi, mbi 800 të arrestuar dhe 100 të plagosur

Mbi 803 persona të arrestuar, 97 agjentë të policisë të plagosur, 87 makina të dëmtuara dhe disa kazerma policie të djegura.

Ky është bilanci i javës së fundit të përleshjeve dhe trazirave në Tunizi mes manifestuesve të rinj kundër çmimeve të larta dhe forcave të rendit. Mes të arrestuarve janë edhe 16 ekstremistë islamikë.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Ministrisë së Brendshme, Khalifa Chibani.

Gjithashtu është regjistruar dhe një i vdekur në fillim të javës në trazirat në Tebourba. 43-vjeçari, Khemaies Yeferni, u shpall i vdekur në spitalin Rabta në Tunis. Lidhur me rrethanat e vdekjes së tij është hapur dhe një hetim.

Sipas burimeve mjekësore, 43-vjeçari kishte mbërritur në gjendjen e asfikësisë në spital dhe me disa plagë në trup. Ministria e Brendshme e Tunizisë thekson se ai kishte mbërritur në dhomën e urgjencës në një gjendje asfiksie si pacient me astmë.

Ndërkohë, qeveria e unitetit kombëtar njoftoi një sërë masash në favor të familjeve në nevojë me një fond prej 23.5 milionë euro. Ky vendim erdhi për të shuar valën e protestave anti-qeveritare që vazhduan për më shumë se një javë.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Masakra në Pastasellë të Komunës së Rahovecit është një nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës...

Afati kushtetues po afrohet, Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka përcaktuar afatin për zgjedhjen e presidentit të vendit, partitë politike nuk kanë arritur ende një marrëveshje konkrete...

Lajmet e Fundit